Arrestohen dy persona për blerje të votave në Shkup

Arrestohen dy persona për blerje të votave në Shkup

Policia e Maqedonisë Veriore ka arrestuar sot personat me inicialet G.Z. (59) dhe  A.S. (63) në lagjen “Dame Gruev” të Shkupit, për shkak se kanë dhënë para në këmbim të votës në zgjedhjet lokale.


Personave që u kanë dhënë para në këmbim të votës, sipas policisë, u kanë marrë kopje të letërnjoftimeve. Gjatë arrestimit atyre u janë gjetur para dhe gjësende  tjera.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal./AlsatM

Lexo edhe

Video