Arrestohen 5 të dyshuar për terrorizëm, sekuestrohen dron e armë antitank

Arrestohen 5 të dyshuar për terrorizëm, sekuestrohen dron e armë antitank

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), njofton se pas një hetimi disamujor dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë antitank.


Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Kosovës, lidhur me  veprën penale kryerja e veprës terroriste, si dhe veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

PSRK po ashtu njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për pesë personat e ndaluar.​

Lexo edhe

Video