Arifi: Lugina e Preshevës edhe pas 100 vjetësh do të kërkojë bashkim me Kosovën

Arifi: Lugina e Preshevës edhe pas 100 vjetësh do të kërkojë bashkim me Kosovën

28 vjet më parë shqiptarët e Luginës së Preshevës përmes një referendumi për autonomi politike e territoriale, votuan për bashkim me Kosovën.

Kështu asokohe, u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Kryetari i kësaj komune beson se nëse do të organizohej një referendum i tillë edhe tani, shqiptarët e Preshevës do të votonin pro bashkimit me Kosovën, duke dhënë kështu rezultatin e njëjtë të vitit 1992.


Edhe po të mos ndodhë bashkimi me Kosovën, Shqiprim Arifi thotë për KosovaPress se qytetarët e Luginës edhe pas 100 vjetësh do të kërkojnë bashkimin me Kosovën.

Referendumit i 1 dhe 2 marsit u organizua jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

 

Lexo edhe

error: