“Aria..”, resorti që ju jep mundësinë të zbuloni bregdetin kavajas në Karpen

Së fundmi ofertës turistike shqiptare i është shtuar edhe resorti “Aria Karpen”, i cili është i vendosur në një zonë thuajse të virgjër të bregdetit të Kavajës. Ky resort synon të sjellë në tregun turistik shqiptar një standart të ri në një nga zonat më të bukura të bregdetit kavajas, në Karpen.

Pjesë e zinxhirit të ALER Group, ky resort ofron një paketë pushimesh të qeta, larg kaosit të zonave të populluara të bregdetit dhe sherbime të kategorisë me pesë yje.

Ndryshe nga pjesa tjetër e zinxhirit të hoteleve, që i janë dedikuar kryesisht turistëve të huaj dhe funksionojnë në pjesën më të madhe në sezon veror, “Aria Resort” do të jetë i hapur edhe për tregun shqiptar dhe do të qëndrojë i hapur gjithë vitin.

Shërbimet SPA dhe pishina dimërore me ujë deti të ngrohtë do ta bëjnë këtë resort zgjedhjen e fundjavave edhe në dimër.

“Resort ‘Aria’ ka kapacitet 104 dhoma, janë të ndërtuar me dy ndërtesa, një është 5 yje dhe një është 4 yje. Njëkohësisht Aria Resort ka edhe SPA, pishina të brendshme me ujë deti dhe pishina të jashtme që të jep mundësinë të laheni në dimër në ujë deti që ngrohet në pishina të brendshme. Njëkohësisht ne shumë shpejt do të fillojmë me procedura me SPA me masazhistet nga Filipina dhe masazh dhe estetikë, këtë e kemi zgjedhur ne për SPA. Të gjitha dhomat mund të themi se i kemi me pamje nga deti, resorti ndodhet në linjën e parë të bregdetit. Pse Karpen? Vërtet ende nuk është i hapur për turizmin por është shumë bukur dhe shumë i mirë deti këtu është vërtetë zonë e virgjër dhe është një natyrë dhe ky resort do ishte i mirë për tursitët që duan vërtet pushimin dhe relaks, dhe me zhurmën e zogjëve, deti afër, është tama relaks”, thotë pronrarja Tatjana Bajraktari.

Resroti “Artia Karpen” ofron paketa të ndryshme pushimi me çmime te volitshme.


“Aria Resort ka dal në treg me çmime shumë të arsyeshme, flas me çmimet e hoteleve të tjera me 4 apo 5 yje që propozohet bregdeti shqiptar, Aria Resort ka dal me çmime shumë të arsyeshme dhe mundësi rezervimi jo vetëm all inclusive por edhe mëngjes, apo mëngjes-darkë”, tregoi Bajraktari.

Resorti “Aria Karpen” është pjesë e zinxhirit të ALER Group që tashmë kanë traditën dhe njihen për një nivel të lartë shërbimi.

 “Aria Resort nuk është hoteli parë Aler, rrethi i hoteleve Aler janë hapur qysh në vitin 2016 dhe janë në të gjithë bregdetin në Shqipëri, dhe ne gjithmonë bëjmë atë që rrethi i hoteleve të jetë me të njëjta standarde si ne Saradanë, Ksamil, Durrës apo në Vlorë në hotelet Aler me të njëjtat standarde, me të njëjtën stil, vetëm ndryshohet vendndodhja e hoteleve”, u shpreh Bajraktari.

Për të gjithë ata që kanë zgjedhur të kalojnë pushime shqip në bregdetin e bukur shqiptar patjetër se duhet të vizitojnë edhe “Aria Resort”.

“Ftojmë të gjithë turistët nga Kosova për të pushuar në Shqipëri me sfidat ‘Pusho Shqip’ njëkohësisht edhe ne si kompani te përpiqemi që edhe ky projekt qysh në dimër që është hapur qysh nga dimri 20-21 që të sjellim edhe turistët, rusishtfolësitë që të sjellim edhe në Shqipëri, t’i dërgojmë edhe për pushim dimëror në Kosovë”, përfundoi Bajraktari.

Investimet në turizëm si kjo e ALER Group po bëjnë që Shqipëria të jetë konkurrente e fortë në rajon.

Lexo edhe

Video

error: