Argjentina publikon listën e lojtarëve për Botërorin “Katar 2022”, ja vendimi për Dybalan

Argjentina publikon listën e lojtarëve për Botërorin “Katar 2022”, ja vendimi për Dybalan

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar në grumbullim për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Listës padyshim që i prin superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, ndërsa lajm i mirë është edhe përfshira e Paolo Dybalas, raporton KosovaPress.

Po ashtu, ftesë ka pranuar edhe Angel Di Maria i Juventusit, dhe bashkëlojtari i tij te “Zonja e Vjetër”, Leandro Paredes.

Në repartin e mbrojtjes ndër lojtarët e ftuar janë edhe mbrojtësi i Tottenhamit, Christian Romero dhe ai i Manchester United, Lisandro Martinez.


Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar në grumbullim nga Kombëtarja e Argjentinës.

Portierë: Emiliano Martinez, Geronimo Rulli, Franco Armani

Mbrojtës: Nahuel Molina, Gonzalo Montiel, Christian Romero, German Pezzella, Nicolas Otamendi, Lisandro Martinez, Marcos Acuna, Nicolas Tagliafico, Juan Foyth

Mesfushorë: Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Alexis Mac Allister, Guido Rodriguez, Alejandro Gomez, Enzo Fernandez, Exequiel Palacios

Sulmues: Angel Di Maria, Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Nicolas Gonzalez, Joaquin Correa, Paulo Dybala, Lionel Messi

Lexo edhe

Video