Ardit Peposhi edhe zyrtarisht futbollist i KF Llapit

Ardit Peposhi edhe zyrtarisht futbollist i KF Llapit

Klubi Futbollistik “Llapi” nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës. Pas prezantimit të ‘firmave’ të vazhdimit me Elvis Prençin dhe Arbnor Ramadanin, klubi nga Podujeva prezantoi edhe mbrojtësin nga Shqipëria, Eglentin Gjoni dhe ‘gardianin’ Loris Kikkri.

Llapjanët sot e kanë zyrtarizuar edhe futbollistin Ardit Peposhi, shkruan KosovaPress.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka arritur marrëveshje një-vjeçare me skuadrën e Tahir Batatinës.

Peposhi së fundmi ka qenë pjesë e FK Bylisit ku edhe e ka mbajtur shiritin e kapitenit.

Më poshtë e keni njoftimin e klubit:


MIRËSEVJEN ARDIT PEPOSHI

Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi.

Peposhi, i gjatë 1.85 m, mbrojtës i krahut të majtë ka zhvilluar 31 ndeshje me Bylisin në edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.

Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis.

Peposhi ka firmosur kontratën dhe prezantimi i tij do bëhet kur futbollisti do i bashkangjitet skuadrës në fazën përgaditore për edicionin e ri.

Lexo edhe

Video

error: