Ardhja e të aksidentuarve në Kosovë, flasin familjarët

Sylë Gashi nga fshati Rastojicë i Deçanit ishte njëri nga shumë familjarët e shumtë që ia kishin mësyrë sonte Aeroportit të Prishtinës.

Ai sikurse edhe të tjerët kishin dalë për të pritur bashkatdhetarët tanë të aksidentuar në Kroaci.

Në këtë aksident tragjik humbën jetën dhjetë persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.


Në orët e mbrëmjes bashkatdhetarët e aksidentuar kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku i kanë pritur familjarët.

Gashi ka thënë për KosovaPress se është i lumtur që familjarët e tij i kanë mbijetuar aksidentit dhe po vijnë në Kosovë.

“Jam Sylë Gashi nga fshati Rastojicë e Komunës së Deçanit. Kam ardhur të pres gruan e vëllait dhe nipin e vëllait. Kam ardhur nga ora 18:15 minuta në aeroport atje dhe më kanë thënë se këtu s’kemi organizim, por atje lart, dhe kemi ardhur këtu për të pritur. Organizimi është fenomenal, shumë i mirë, por më e mira është që po më vijnë gjallë, por dhimbje për ata që kanë shkuar (vdekur), për ato dhjetë kufoma Zoti iu ndihmoftë familjarëve të tyre. Për ata ndiej dhimbje unë dhe populli i Kosovës ka dhimbje për ta. Zoti ua lehtësoftë (dhimbjen)”, tha Gashi.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.