Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Arben Gashi i quan të panevojshme deklarimet e ministres Gërvalla në Kuvend

Arben Gashi i quan të panevojshme deklarimet e ministres Gërvalla në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi i ka quajtur të tepruara dhe të panevojshme deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një konferencë për media tha se nuk do të marrin pjesë në vazhdim të seancës së sotme.

“Sot pamë veprime të dhunshme në Kuvend dhe dhunë në pamundësi të marrjes së fjalës në Kuvend. Kryesuesja e seancës po përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje për viktimizimin e saj. Nëse kjo sjellje vazhdon kështu Kuvendi po shkon drejt një tensionimi”, tha ai.


Gashi nuk bëri të ditur nëse do të kërkojnë shkarkimin e ministres Gërvalla, sikur PDK, teksa kritikoi kryeministrin Albin Kurti edhe për dialogun me Serbinë dhe nuk tregoi nëse do të marrin pjesë në takimin e paralajmëruar nga ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se  Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia, por nga vetë deputetët. Gërvalla ka thënë se deputetët asnjëherë nuk kanë ndërmarrë asgjë për gjykimin e krimeve të luftës.

“Po ju drejtohem juve deputetëve të PDK-së, korrupsioni nuk është pikë e jona, por realitet i hidhur i qytetarëve të Kosovës. Qeveria jonë është zgjedhur për të luftuar korrupsionin, më së shumti të instaluar nga ju. Gjykata speciale nuk është e instaluar nga Serbia, Gjykata Speciale në Hagë është e instaluar nga ju. Pse është e instaluar nga ju, jo vetëm qe nuk e keni luftuar, por nuk keni ndërmarrë asgjë për gjykimin e dënimin e krimeve. Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli ju e dini shumë mirë se si është krijuar Gjykata Speciale. Ju pikërisht ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj ndodhen në Hagë”, ka thënë ajo në Kuvend.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Tensione mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së, ndërprehet seanca e Kuvendit Kusari-Lila thotë se PDK po tenton të krijojë kauzë të rreme PDK: Do të përdorim të gjitha mjetet demokratike për t’ia pamundësuar Gërvallës ushtrimin e detyrës Arben Gashi i quan të panevojshme deklarimet e ministres Gërvalla në Kuvend […]

Komentet janë të mbyllura.

error: