Araujo refuzon ofertën e Barcelonës për rinovim të kontratës

Araujo refuzon ofertën e Barcelonës për rinovim të kontratës

Mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo e ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për të rinovuar kontratën e tij aktuale, raporton “Marca”.

“Blaugranët” dëshirojnë me çdo kusht që t’ia rinovojnë kontratën mbrojtësit 22 vjeçar, pasi që ky i fundit ka hyrë në 18 muajt e tij të fundit në “Camp Nou”, përcjell KosovaPress.


Sidoqoftë, bisedimet mes Barçës dhe Araujos tani nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë, pasi që ky i fundit ka refuzuar ofertën e parë nga gjigandi katalunas.

Tani, raportohet se dy skuadrat angleze Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interesim në shërbimet e Araujos.

Lexo edhe

Video