Araujo lirohet nga spitali

Araujo lirohet nga spitali

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, është liruar pas një nate qëndrimi në spital pas një dëmtimi në kokë të marrë në ndeshjen e ligës kundër Celta Vigos.


Klubi spanjoll përmes një komunikate të lëshuar ka konfirmuar se testet e bëra te lojtarit pas tronditjes të së martës rezultuan pozitive dhe mjekët e lejuan atë të shkonte në shtëpi, përcjellë KosovaPress.

Mbrojtësi uruguaian u nxor nga fusha me ambulancë pasi u përplas në “Camp Nou” me shokun e skuadrës Gavi Paez teksa shkuan për një top në minutën e 61-të të ndeshjes së fituar 3-1 nga blaugranët.

Lexo edhe

Video