Apratura e Radioterapisë në QKUK, jashtë funksionit

Apratura e Radioterapisë në QKUK, jashtë funksionit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se për shkak të reshjeve të shumta atmosferike, ka ardhur deri te depërtimi i ujit në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë, ku ndodhet aparatura e Radioterapisë.

Ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të paisjve mjekësore të QKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ç’kyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme.


Në ndihmë kanë ardhur edhe ekipi zjarrëfikësve dhe shërbimve komunale të cilët kanë asistuar gjatë gjithë kohës. Apratura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht.

Ekipi i kontraktuar për mirëmbajtje të aparaturës mjekësore është duke analizuar situatën e aparaturës së radioterapisë dhe bazuar në vlerësimin final dhe testimet  e nevojshme, Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime, se si do vperohet më tutje me trajtimin e rasteve në radioterapi.

Të gjithë pacientë e planifkuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën e krijuar dhe do të mbahen të informuar.

Lexo edhe

Video