Apeli për të rinjtë në Shqipëri: Pezulluam shkollat por mos shkoni në lokale

Apeli për të rinjtë në Shqipëri: Pezulluam shkollat por mos shkoni në lokale

Fakti që shkollat pezullohen për dy javë, nuk do të thotë që të rinjtë të mblidhen në darkë nëpër lokale dhe në pube.

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u bëri apel të rinjve që të shmangin grumbullimet dhe të bëjnë kujdes për të moshuarit në shtëpi.


“Është shumë e rëndësishme për të gjithë të rinjtë që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale, të shmangin pubet dhe klubet e natës ku kërcehet e këndohet sepse kontakti aty është shumë e afërt dhe nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë por mbartja e virusit tek të moshuarit në shtëpi”, tha Rama.

Vihet theksi dhe tek mos grumbullimi nëpër spitale por kontakti në telefon  me autoritetet shëndetësore si dhe disiplina e secilit për tu vetëkarantinuar.

Lexo edhe

Video

error: