Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Apeli merr vendim për rastin e Shukri Bujës

Apeli merr vendim për rastin e Shukri Bujës

Gjykata e Apelit të mërkurën ka marrë vendim për rastin e ish-kryetarit të Lipjani, Shukri Bujës, i cili në shtatorin e vitit të kaluar ishte dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Apeli mori vendim duke e dënuar Bujën me një vit burgim dhe dënim plotësues të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratë publike ose në shërbimin publik prej dy vjetëve.


Ky dënimi plotësues fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burg, siç është thënë nga Apeli.

“Prishtinë, 20.01.2021- Gjykata e Apelit e Kosovë ka vendosur  lidhur më ankesat në rastin e të akuzuarit Sh.B. etj. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 18.09.2020, është ndryshuar. I akuzuari Sh.B. është gjetur fajtor vetëm për një vepër penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK), pika.1.4 e aktgjykimit, për çka Gjykata e Apelit e ka dënuar më burgim në kohëzgjatje prej 1( një) viti, dhe dënim plotësues ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Dënimi plotësues do të fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burgim.  Për veprat penale nga pikat I, I.1, I.2, I.3, I.4 dhe III të pjesës dënuese ndaj të akuzuarve Sh.B. , H.G. dhe B.R. lidhur me veprën penale nga pika I e pjesës liruese ndaj të akuzuarës M.S., aktakuza është refuzuar, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit të ndjekjes penale. Ndërsa pjesa që ka të bëjë më pikën II të pjesës dënuese (Pika II.4 e aktakuzës), ndaj të akuzuarve H.V. dhe E.R., aktgjykimi është prishur dhe lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.  Në çështjet tjera aktgjykimi ka ngelur i pa ndryshuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Në shtatorin e 2020-të Gjykata Themelore kishte dënuar Shukri Bujën me dy vjet burgim, për rastin e njohur si “Feronikeli”. Buja akuzohej për marrje ryshfeti dhe ushtrim detyre.

Lexo edhe

Video

error: