Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka njoftuar se anulohet protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme para qeverisë.
“Qëllimi i minatorëve për ekzekutimin e pagave thuajse është realizuar, ndaj edhe e vlerësojmë të paarsyeshme mbajtjen e protestës ditën e nesërme. Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorëve nuk mund dhe nuk duhet ti vihen ngjyrime politike”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, shumë të respektuar minatorë;
Sot me datë 14.08.2024 Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion për subvencionimin e pagave për minatorët e Trepça Sh.A., për pagesën e pagave.
Qëllimi i minatorëve për ekzekutimin e pagave thuajse është realizuar, ndaj edhe e vlerësojmë të paarsyeshme mbajtjen e protestës ditën e nesërme. Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorërve nuk mund dhe nuk duhet ti vihen ngjyrime politike.
Minatorët nuk kanë kërkuar dhe nuk kërkojnë asgjë tjetër, përveç kushte për punë dhe paga dinjitoze. Përkushtimi ynë për punë në minierë është dhe do të mbetet përherë i palëkundur.
https://kosovapress.com/qeveria-ndan-para-per-pagat-ne-trepce-kurti-ankohet-per-numrin-e-punetoreve