Anulohet ndeshja Ferizaj – Llapi, shkak i borë së madhe

Anulohet ndeshja Ferizaj – Llapi, shkak i borë së madhe

Sot janë paraparë të luhen dy ndeshjet e para të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mirëpo reshjet e dendura të borës, kanë bërë që një nga këto ndeshje të anulohet.

Është ndeshja ndërmjet Ferizajit dhe Llapit ajo e cila është anuluar për arsye të motit të ligë me borë dhe me erëra të forta, shkruan KosovaPress.


Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet klubi i Llapit nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Ndërsa, ndeshja tjetër ndërmjet Drenicës dhe Dritës pritet që për pak minuta të fillojë./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: