Anulohen dy seanca, gjykimi ndaj Shalës vazhdon me 16 qershor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar intervistimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të premten e 16 qershorit me paraqitjen e provave nga ana e Prokurorisë, ndërsa seancat e tjera të planifikuara për këtë javë janë anuluar.

Dëshmitari i shtatë i Prokurorisë, i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse sikur edhe gjashtë të tjerët para tij, është dëgjuar kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.

Me pyetje nga Prokuroria, mbrojtja e Shalës, si dhe trupi gjykues, intervistimi i dëshmitarit me kodin 1 ka zgjatur pesë ditë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Pjetër Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Ai u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024