Anulime masive fluturimesh për shkak të motit dhe omicronit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Më shumë se 3.300 fluturime janë anuluar sot në mbarë botën, më shumë se gjysma e të cilave në Shtetet e Bashkuara dhe arsyeja janë kushtet e pafavorshme të motit dhe rritja e numrit të personave të infektuar me variantin omicron të virusit korona.

Më shumë se 3.300 fluturime u anuluan deri në mesditë, dhe 1.900 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të publikuara në faqen e gjurmimit të fluturimeve FlightAware, raportoi Reuters.

Nëse kësaj i shtohen edhe fluturimet e vonuara, janë gjithsej 4.800 fluturime.

Krishtlindja dhe Viti i Ri janë koha kur shumica e njerëzve udhëtojnë me aeroplan, por përhapja e shpejtë e variantit shumë të lëvizshëm omicron ka çuar në një rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve, duke detyruar linjat ajrore të anulojnë fluturimet pasi shumë pilotë dhe anëtarë të ekuipazhit janë në karantinë.

Agjencitë e transportit në të gjithë SHBA-në gjithashtu kanë pezulluar ose reduktuar shërbimet për shkak të mungesës së stafit të infektuar me virusin korona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024