Pas tre javësh mungesë për shkak të akuzave për agresion dhe dhunë ndaj -ish-të dashurës, sulmuesi brazilian Antony është stërvitur me ekipin e Manchester United dhe është në dispozicion për duelin e kësaj të marte kundër Galatasaray në Ligën e Kampionëve.
Antony u stërvit me skuadrën e Manchester United të dielën e kaluar dhe mund të përforcojë skuadrën të martën, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, kundër Galatasaray.
Pas tre javësh larg nga klubi anglez, për shkak të akuzave për sulm ndaj ish-të dashurës së tij dhe dy grave të tjera, futbollisti u rikthye në stërvitje dhe është në dispozicion të trajnerit Erik ten Hag, përcjellë KosovaPress.
Kthimi i Antony në fushë mund të vijë në një moment të rëndësishëm për Manchester United, i cili u mund nga Bayern Mynih në debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve. Në Premier League, skuadra humbi tre nga katër ndeshjet e fundit dhe zë vetëm vendin e 10-të.