Antonio Guterres: Marrëveshja e grurit është një fener shprese

Antonio Guterres: Marrëveshja e grurit është një fener shprese

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh marrëveshja e nënshkruar nga Rusia, Ukraina, OKB-ja dhe Turqia është një “fener shprese” në luftë.

Marrëveshja, të cilën përfaqësuesit nga të gjitha palët sapo e kanë nënshkruar në Stamboll, do të thotë se Rusia pranon një armëpushim për të lejuar eksportet e grurit.


Turqia do të inspektojë anijet për t’u siguruar që ato nuk mbajnë armë.

Është konsideruar si një fitore diplomatike në luftë, e cila tani po hyn në muajin e saj të gjashtë.

Por Guterres shtoi se marrëveshja “nuk erdhi lehtë… ka qenë një rrugë e gjatë”.

Lexo edhe

Video