Kthimi i Antoine Griezmann në Kombëtaren e Francës rezultoi jo bindës pasi ata luftuan për të mundur Belgjikën në 1/16 e Euro 2024, por ai ishte ende i kënaqur me kalimin e tyre në çerekfinale.
Një shtyllë e madhe në formacionin e Francës, Griezmann u hoq për ndeshjen e fundit në grup kundër Polonisë pas disa paraqitjeve joefektive, por u vendos në një rol të pazakontë në anën e djathtë të sulmit për fitoren 1:0 të së hënës në Dusseldorf, raporton KosovaPress.
“Ishte ende një sistem i ri për ne, duhet të mësoheni me të. Trajneri erdhi në dhomën time. Ai më tha se ku donte të luaja. Unë u përgjigja: ‘Shkojmë trajner, unë jam këtu për ty, unë jam këtu për ekipin’. Ai e di se ku më pëlqen të luaj, por unë gjithmonë do të jap gjithçka për skuadrën, për këtë trajner, ai ka besim tek unë dhe unë përpiqem t'ia kthej”, tha Griezmann.
Griezmann e shijoi rolin e panjohur.
Griezmann tha se themeli i fitores kundër Belgjikës u hodh nga një paraqitje e fortë nga katër mbrojtësit.
"Ishte një lojë e shkëlqyer në mbrojtje për ekipin. Pa një mbrojtje të madhe, nuk mund të shkosh larg. Ne jemi shumë të lumtur, shumë krenarë që jemi në çerekfinale. Belgët luajtën shumë mirë. Më pëlqyen shumë. Ishte e vështirë për ne, por në fund, me hyrjen e Kolos (Randal Kolo Muanit), arritëm të bënim diferencën”, tha Griezmann.