Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Anschober: Austria këtë vit pa asnjë vdekje nga gripi

Anschober: Austria këtë vit pa asnjë vdekje nga gripi

Askush nuk ka vdekur nga gripi në Austri këtë vit dhe ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober, njoftoi se rasti i parë i gripit i paraqitur në vend ishte ‘importuar’ nga jashtë.

“E gjithë Evropa po “regjistron” mrekullinë që nuk kishte grip, përveç Portugalisë, Britanisë së Madhe, Danimarkës, Lituanisë dhe Azerbajxhanit,” tha Anschober.

Ai theksoi se kishte infeksione të ngjashme me gripin në Austri këtë vit, por që, përveç rastit aktual të importuar, nuk kishte aktivitet të gripit, kështu që nuk kishte vdekje nga gripi.


Në të kaluarën, mijëra njerëz vdisnin gjithmonë gjatë sezonit të gripit. Në sezonin 2016/17 u regjistrua një numër rekord i viktimave të gripit – 4.436.

Një vit më vonë, u regjistruan 2.851 vdekje nga gripi, në sezonin 2018/19 ishin 1.373 të vdekur, dhe 2019/20 – 834.

“Masat për të mbrojtur kundër koronavirusit duke nisur nga maskat, distanca sociale dhe higjiena, jo vetëm që ulën infeksionin me këtë virus, por për herë të parë parandaluan valën e gripit, dhe kështu një numër të madh të vdekjeve, e cila do të ishte një barrë shtesë për sistemin shëndetësor”, tha Anschober.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: