Ansambli “Shota” mbajti ceremoni për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë

Me rastin e 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë Ansambli “Shota” ka mbajtur ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Liburn Jupolli, këshilltar në MKRS tha për KosovaPress tha se njëra prej arsyeve kryesore që është zgjedhur kjo ditë për ta mbajtur këtë ceremoni është festa e flamurit.

“Simboli i kësaj ngjarje është pikërisht për 28 nëntorin sepse përfshin po ashtu një fondus muzikor të folklorit muzikor shqiptar, i cili është në Kosovë, që potencialisht mund të zhvillohet edhe më tutje”, tha Jupolli.


Ai tha se MKRS po ashtu ka organizuar një grup profesionistësh para disa muajsh të cilët janë marrë me përpilimin e një lloj platforme e cila sot i ka fillesat e para dhe do të kontribuoj më tutje për rivitalizimin praktik të trashëgimisë folklorike muzikore në Kosovë.

“Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit është angazhuar rreth idesë së rivitalizimit praktik të trashëgimisë muzikore, folklorike në Kosovë. Duke i shikuar të gjitha kapacitetet që i kemi në vend, duke përfshirë edhe fundosin muzikor folklorik, po ashtu edhe instrumentet tona folklorike te cilat kanë një histori te gjatë, të pasur dhe shumë prezantime brenda Kosovës. Në rajon, në botë kemi angazhuar një grup profesionistësh para disa muajsh të cilët janë marr me përpilimin e një lloji platforme e cila sot i ka fillesat e para dhe do të kontribuoj më tutje për rivitalizimin praktik të trashëgimisë folklorike muzikore në Kosovë”, shtoi Jupolli.

E gjithë kjo nismë u organizuar nga MKRS dhe u përpilua nga komisioni pesë anëtarësh, Valton Beqiri kompozitor dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, Drinor Zymberi dhe Kreshnik Aliçkaj, kompozitor dhe profesor në UP, Visar Munishi, etnomuzikolog dhe Ylber Asllanaj drejtor artistik në ansamblin “Shota”./E.Krasniqi

Lexo edhe

Video