Ann Linde: OSBE mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Ann Linde: OSBE mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë̈ Ann Linde, njëherit kryetarja e përgjithshëm e OSBE-së, ka thënë se kjo organizatë multiralterale e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë qëndrimin në Kosovë, kryediplomatja suedeze tha se qëllimi i vizitës është fuqizimi i grave, paqja dhe siguria në vend.

“Jam këtu në dy role të ndryshme, ju e dini se shtet i Suedisë, ne e njohim Kosovën, por si OSBE ne kemi qëndrim neutral për statusin. OSBE ka mbështet procesin e dialogut”, tha ajo.


Ajo tha se këto agjenda duhen të shtyhen përpara në Kosovë.

“Rëndësinë që OSB ia jep bashkëpunimin me Kosovën, ne mbështesim partneritetin me institucionet këtu për të shtyrë agjendat përpara për fuqizim të grave dhe luftimin kundër dhunës në familje”, tha ajo.

Ndërsa, ndihmës sekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht edhe zëvendësdrejtoresha ekzekutive e UN Women, Asa Regner tha se fokusi i tyre është për një paqe të qëndrueshme.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: