Anglia shënon fitore minimale kundër Austrisë

Anglia shënon fitore minimale kundër Austrisë

“Tre Luanët” e nisën me fitore miqësoren e parë para Kampionatit Evropian 2020.

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore minimale prej 1:0 në miqësoren e parë kundër Austrisë, ku golin e vetëm në ndeshje e shënoi tinejxheri i Arsenalit Bukayo Saka, përcjell KosovaPress.


Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte e barabartë, ku të dy kombëtaret mbajtën portat e paprekura, kurse me fillim të pjesës së dytë, ylli Bukayo Saka shënon golin e avantazhit për Anglinë në minutën e 57’ ku edhe doli të ishte goli i fundit në këtë miqësore.

Para se të filloj Kampionatin Evropian 2020 me përballje kundër Kroacisë, Anglia do të zhvilloj edhe një miqësore kundër Kombëtares së Rumanisë.

Rezultati përfundimtar mes Anglisë dhe Austrisë është 1:0 në favor të vendasve.

Lexo edhe

Video