Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Anglia po heton “virusin e ri indian”, identifikohen 70 raste

Anglia po heton “virusin e ri indian”, identifikohen 70 raste

Zyrtarët shëndetësorë në Angli po hetojnë një variant të ri Covid i identifikuar për herë të parë në Indi, i cili përhapet më lehtë dhe shmang vaksinat.

Nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për ta klasifikuar atë si një “variant shqetësimi”, ka thënë një shkencëtar kryesor.

Por Dr Susan Hopkins,  i Shëndetit Publik tha se ishin gjetur disa raste në Mbretërinë e Bashkuar që nuk ishin të lidhura me udhëtimet, dhe origjina e tyre ishte duke u hetuar.

Më shumë se 70 raste janë identifikuar në Angli dhe Skoci.

“Është  shumë shpejt për të vendosur nëse India duhet të futet në “listën e kuqe” të qeverisë së udhëtimit,” tha Dr Hopkins.

Të dielën, më 18 prill Mbretëria e Bashkuar regjistroi 1,882 raste të reja me koronavirus dhe 10 vdekje.

Ndërkohë, më shumë se 32.8 milion njerëz kanë bërë dozën e tyre të parë të një vaksine koronavirus, ndërsa më shumë se 9.9 milion njerëz kanë marrë dozën e tyre të dytë.


Dr Hopkins, këshilltar kryesor mjekësor, i tha Andrew Marr Show: “Ne kemi parë disa raste të variantit indian që nuk lidhen me udhëtimet, por ne jemi ende duke u përpjekur të hetojmë që të gjejmë më shumë detaje në lidhje me këto raste.”

Shëndeti Publik në Angli thotë se 73 raste të variantit të identifikuar së pari në Indi janë gjetur në Angli, dhe katër në Skoci.

Epidemiologu Dr Mike Tildesley tha se puna duhej bërë urgjentisht për të mësuar më shumë rreth variantit.

Ai tha: “Unë gjithmonë do të thoja kur shfaqen këto variante të reja është një shqetësim dhe është me të vërtetë e rëndësishme që të marrim sa më shumë informacion sa më shpejt që të jetë e mundur.”

“Ajo që është shqetësuese për variantin indian është se duket se ekzistojnë dy mutacione që mund t’i bëjnë vaksinat më pak efektive dhe mund ta bëjnë virusin më të transmetueshëm.”

I pyetur nëse India duhet të shtohet në “listën e kuqe” të qeverisë së vendeve të ndaluara, Sekretari i Mjedisit George Eustice tha: “Ne po lejojmë njerëzit që të vijnë nga India me kusht që të kenë pasur test negativ  para nisjes, me kusht që të bëjnë më pas karantinë – megjithëse jo në një hotel ose një objekt i caktuar, por karantinë në shtëpi – dhe pastaj bëjnë një test pas tetë ditësh.“

“Pra, ka mjaft prova dhe kontrolle të fuqishme për këdo që vjen në vend.”

Ai tha se çështja u mbajt “nën shqyrtim të rregullt” dhe qeveria po merrte këshilla shkencore – duke shtuar se ai besonte se udhëtimi i kryeministrit në Indi duhet të vazhdonte ende më vonë këtë muaj, raporton BBC.

Lexo edhe

Video

error: