Anglia në Botërorin “Katar 2022”, ja parashikimi i Beckham

Anglia në Botërorin “Katar 2022”, ja parashikimi i Beckham

Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë, David Beckham ka shprehur përkrahjen e tij që “Tre Luanët” të triumfojnë në Katar, pavarësisht rezultateve të dobëta këtë vit.

Skuadra e Gareth Southgate shkon në Kampionatin Botëror pasi që dështoi të fitojë cilëndo nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kombeve, dhe rënien në Ligën B të kësaj gare, përcjell KosovaPress.

Kjo është koha më e gjatë pa fitore e Anglisë në pothuajse 30 vjet, ndërsa është edhe forma më e dobët që skuadra e ka gjetur vetën ndonjë herë përpara një turneu të madh ndërkombëtar si Kupa e Botës.


Pavarësisht presionit të rritur mbi Southgate, Beckham beson se Anglia ka kualitetin e duhur që të fitoj Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1966.

“Unë do të them Anglia. Do të jetë tejet e vështirë por fakti që ne jemi duke shkuar në një garë kaq të madhe si Kupa e Botës, duke luajtur vetëm 25 ndeshje në sezon, energjia e lojtarëve do të jetë lart, nuk do të jenë të lënduar”, tha Beckham për “Sky Sports”.

“Southgate ka bërë një punë të mahnitshme me lojtarët. Bashkimi i tyre, i cili unë mendoj që do të luaj një rol të madh, e pamë atë në Evropian. Parashikimi im është që, shpresoj, që Anglia do të shkoj më së larti, por nuk do të jetë e lehtë”, shtoi më tej legjenda angleze.

Anglia e fillon rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022” më 21 nëntor kundër Iranit, kurse më pas zhvillon ndeshje edhe kundër Amerikës dhe Uellsit në Grupin B.

Lexo edhe

Video