Angli-Amerikë/Notat e lojtarëve, shkëlqen Maguire

Angli-Amerikë/Notat e lojtarëve, shkëlqen Maguire

Kombëtarja e Anglisë nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë nga përballja me Amerikën.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe katër sosh të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Anglia ka barazuar pa gola, 0:0 me Kombëtaren e Amerikës, raporton KosovaPress.

Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët sikurse Pickford i Anglisë ashtu edhe Turner i Amerikës arritën që t’i mbajnë portat e tyre të paprekura.

Anglia arriti të regjistrojë tetë tentime për gol ku tre prej tyre ishin drejt kuadratit të portës, krahas Amerikës që kishte 10 tentime për gol, por që vetëm një prej tyre rrezikoi portierin Pickford.


Me pikët e reja, Anglia mbetet në vendin e parë në Grupin B në kuotën e katër pikëve, krahas Amerikës që renditet në vendin e tretë me dy pikë të arkëtuara.

Lojtari që u vlerësua me notën më të lartë ishte mbrojtësi Harry Maguire (7.6), kurse më i dalluari te Amerika ishte portieri, Turner që u vlerësua me notën 7.5.

Ndërkaq, lojtari me notën më të dobët të ndeshjes ishte sulmuesi anësor i Chelseat, Raheem Sterling (6.1).

Më poshtë mund të gjeni notat e lojtarëve dhe statistikat e ndeshjes mes Anglisë dhe Amerikës.

Lexo edhe

Video