Angelina Jolie i kthehet kinemasë në rolin e regjisores

Angelina Jolie i kthehet kinemasë në rolin e regjisores

Aktorja dhe producentja e filmave, Angelina Jolie do të drejtojë realizimin e filmit “Sjellje e paarsyeshme”, një film për fotografin britanik të luftës, Don McCullin, i bazuar në autobiografinë me të njëjtin emër.

“Jam e nderuar që kam mundësinë për të sjellë jetën e Don McCullin në film”, u shpreh Jolie.


“U tërhoqa veçanërisht nga angazhimi i tij për të dëshmuar të vërtetën e luftës, nga ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat”, shtoi ajo.

Filmi do të jetë një histori nga jeta e fotoreporterit britanik, veçanërisht i njohur për raportet e tij të luftës dhe imazhet mbi konfliktet urbane.

Në 1968, kamera e tij Nikon priti një plumb, që mund ta kishte vrarë. /ANSA/

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: