Angelina Jolie hap Instagram për të ngritur zërin për afganët

Angelina Jolie hap Instagram për të ngritur zërin për afganët

Aktorja e njohur, Angelina Jole, hapi mbrëmë një llogari në Instagram, si shenjë e përpjekjeve të saj për të mbështetur popullin afgan në këto ditë të vështira, që pas hyrjes së talibanëve në vend.

Letra e një adoleshenteje, ishte shtysa përfundimtare e 46 vjeçares, që e çoi në hapjen e një profili në Instagram.

Angelina Jolie ka shpërndarë në rrjetin social pjesë nga letra e adoleshentes afgane, duke u shprehur se ajo do bëhet zëri i qytetarëve që po luftojnë për jetën dhe të drejtat e tyre.


“Kjo është letra që mora  nga një adoleshente në Afganistan. Për momentin, njerëzit në vend po humbasin aftësinë për të komunikuar.Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatët afganë që kishin ikur nga talibanët. Kjo ishte njëzet vjet më parë.

Është e dhimbshme të shikosh afganët të zhvendosen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka kapluar vendin e tyre”, ka shkruar Jolie në mbishkrimin që shoqëroi foton nga letra.

“E hapa Instagramin për të ndarë historitë me botën dhe për të dëgjuar zërat e atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut kudo. “

Menjëherë pas hapjes së llogarisë, 46 vjeçarja ka marrë 1.8 milionë ndjekës virtualë.

Lexo edhe

Video

error: