Angelina Jolie dhuron 1 milion dollarë për fëmijë

Angelina Jolie dhuron 1 milion dollarë për fëmijë

Fituesja e çmimit Oscar dhe aktivistja Angelina Jolie ka dhuruar 1 milion dollarë për organizatën “No Child Hungry”, e cila shpërndan ndihma për komunitetet për të ushqyer fëmijët e tyre që varen nga dreka e shkollës.

“Deri në këtë javë, mbi një miliard fëmijë janë jashtë shkollës, për shkak të koronavirusit. Shumë fëmijë janë të varur nga ushqimet që kanë pasur në shkollë, përfshirë  22 milionë fëmijë në Amerikë”, tha Jolie.

Ky dhurim nuk është mënyra e vetme që kjo nënë e gjashtë fëmijëve po u ndihmon personave në nevojë gjatë epidemisë së koronavirusit, transmeton KosovaPress.


Ajo gjithashtu i ka dhuruar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe gjithashtu ka dërguar mbështetje për shkollat ​​që financon në Afganistan, Kamboxhia, Kenia dhe Namibia.

Jolie aktualisht financon dhjetë shkolla në Kamboxhia përmes Fondacionit Madox Jolie Pit, e themeluar për nder të djalit të saj më të vjetër, të cilin e adoptoi nga Azia.

Financon gjithashtu një shkollë vajzash në Kenia dhe dy shkolla të tjera vajzash në Afganistan.

Angelina është duke punuar me UNESCO për të krijuar një Koalicion Global për Edukimin e Fëmijëve.

Lexo edhe

Video

error: