Anëtarët e PSD-së hedhin qershi drejt Kurtit

(I plotësuar) Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Para pjesëmarrjes së tij në prezantimin e buxhetit në Prishtinë, kreu qeveritar është përballur me anëtarët e PSD-së, të cilët i kanë hedhur atij qershi të prishura për t’i ngrënë ato, duke aluduar se kreu qeveritar ka ndryshuar fjalët në arritjen e marrëveshjes për targa me Serbinë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para mediave tha se aksionet e tyre do të rriten në kundërshtim të Qeverisë së Kosovës.

“Natën ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij i cili ka pranuar krejt marrëveshjet që i kemi kundërshtuar së bashku dhe të cilat janë të dëmshme për Kosovën. Fakt që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehtas në një takim publik me Polici të Kosovës, tregon çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa të dëmshme ka qenë. Aksionet tona nuk do të ndalen, pasi këto marrëveshje janë të dëmshme”, tha ai.

…………………


Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri ka ngrënë fjalët e tij derisa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Megjithatë, nën masa të sigurisë dhe me ombrellë, kryeministri hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, po do ta prezantojë buxhetin 2023.

Ata kanë hedhur qershi edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për marrëveshjen për targat.

Lexo edhe

Video