Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi ngrisin si shqetësim mospagesën e stafit mbështetës

Mospagesa e mbi 1 mijë e 200 profesionistëve shëndetësor të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhim të pandemisë COVID-19, sot është ngritur si shqetësim edhe në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ndërsa, anëtarët e këtij komisioni kërkuan që të rritet vigjilenca dhe përgatitjet për ballafaqimin me lijën e majmunit, një sëmundje e cila tashmë ka prekur shumë vende të botës.

Anëtarë të këtij komisioni kërkuan që të ftohet për raportin, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Armend Zemaj, nënkryetari i këtij komisioni, tha se u shpreh se ka tre muaj që stafi mbështetës ishte angazhuar për menaxhim të pandemisë, por nuk janë paguar. Për këto çështje, ai kërkoi që të ftohet për raportim ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Madje, ai tha se krahas shumë shqetësimeve të tjera në këtë takim do të mund të informoheshin edhe për përgatitjet e institucioneve vendore për ballafaqimin e mundshëm me lijën e majmunit.

“E kam fjalën për mos pagesën e 1 mijë e 200 profesionistëve shëndetësor të stafit mbështetës që tre muaj edhe në takimet tona fizike e kanë deklaruar që kanë shprehur  pakënaqësi dhe kanë shkruar email adresat zyrtare të krerëve që nënkupton edhe tek ju si kryetar e Komisionit, Në kuadër të kësaj po propozoj që në takimin e radhës kurdo që mbahet  ta ftojmë ministrinë e Shëndetësisë, ka kohë që nuk është paraqitur para Komisionit mos të them shumë kohë, po ashtu mos të them as në seanca plenare dhe po mendoj se është mundësia  e vetme që përmes Komisionit ta ftojmë këtu dhe të shohim për mbarëvajtjen në sektorin e shëndetësisë….03’23Është edhe sëmundja e re që paraqitur nuk kemi  ndonjë komunikim zyrtar të shohim se cilat janë përgatitjet e institucioneve të Kosovës të mos të kemi ndonjë befasi ashtu sicc po dëgjojmë nëpër vendet tjera”, u shpreh Zemaj.

Edhe Shemsedin Dreshaj foli për mospagesat e mjekëve dhe infermierëve për tre muaj, por ai u shpreh Kosova teste PCR ka por nuk ka mostra për diagnostikimin dhe konfirmimin e lijës së majmunëve.

Prandaj, ai tha se nuk do që të bëjë panik, por të ngris alarm në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur për diagnostikim të kësaj sëmundje.


“1 mijë e 200 vetë janë 3 muaj ditë pa rroga….Pa marr parasysh që incidenca e lijës së majmunëve është e ulët në gjithë botën është një incidencë rapide e rritje pra do të thotë flasim dje kanë qenë 80 raste të konfirmuara sot në mëngjes janë 200 është rritje mbi qind për qind nuk dua të ngris panik por dua të bëjë një alarm në atë mënyrë që të përgatitemi për diagnostikim, por kemi por mostra nuk kemi për diagnostikim dhe konfirmim është problem”, tha ai.

Mirsad Shkreta, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se në mungesë të një plani nga ana e bordit të ShSKUK-së, nuk po paguhen stafi shëndetësor i angazhuar në menaxhim të pandemisë.

“Politikat shëndetësor i bënë bordi, i cili fatkeqësisht është marr vetëm me çështje që nuk i takojnë nuk është marr me çështje që duhet marr si e kanë a kanë pas nuk kanë pas plan dhe ne këtë ia kemi drejtuar ministrit, prandaj kërkoj një takim urgjent me ministrin sapo të vije që t’i adresojmë këto çështje….Kjo suma-sumar ka të bëjë me planet ka të bëjë me planet e bordit dhe strategjinë e ministrisë dhe pikërisht këtë kemi kërkuar  ne nuk kemi kërkuar le të shkon drejtor i Kardiologjisë apo Kardiokirurgjisë  ky person kemi kërkuar cili është plani juaj nuk kemi plan  ja tash dy muaj stafi shëndetësor pa pagesë sepse nuk ka plan”, theksoi Shkreta. 

E deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli kërkoi që të ftohet për raportim para Komisionit për Shëndetësi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe të jap më shumë informacione për Ligjin e Pagave.

Ai ngriti si shqetësim grevën që po e mbajnë kardiologët invaziv të cilët nuk po pajtohen që t’i bashkohen Klinikës së Kardiologjisë derisa lista e pritjes së pacientëve është e gjatë. E për të raportuar për këtë situatë sipas tij duhet të ftohet për raportim edhe drejtori i ShSKUK-së, Valbon Kransiqi.

“Ndoshta duhet të jetë e dhe Valbon Krasniqi si drejtor i QKUK-së për të na raportuar për gjendjen në institucionet shëndetësore dhe konkretisht për një problem akut i cili është ajktual dhe është  problem i kardiologjisë invazive dhe kardiologjisë jo invazive, kardiokirurgjisë, ndërrimin e statutit të SHSKUK dhe problemet që kanë lindur aty dhe sa për informimin tuaj ju e dini që janë diku 14 kardiolog invaziv  që grevë dhe nuk është duke punuar kardiologjia, sot në këto momente derisa po flasim lista e pritjes është shumë e gjatë, ndërsa karidologët invazivë nuk janë duke punuar vetëm kujdestarit po mbahen dhe kjo është e patolerueshme faji ku është unë  nuk dua ta fajësoj këtë….Për këtë duhet raportuar ministri dhe Valboni pse deri tani nuk po zgjidhet ky problem një problem kaq i vogël që mos me i zgjidh”, theksoi ai.

Në këtë mbledhje të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në rend dite ishte diskutimi lidhur me projektligjin për Inspektoratin Sanitar dhe atë për Inspektoratin Shëndetësor. Por, për shkak të disa mospërputhjeve dhe paqartësive diskutimi u shtyrë për javën e ardhshme.

Lexo edhe

Video