Aneksi i shkollës fillore "Bajram Curri" në Petrovë po ndërtohet e çerdhja në Shtime po rinovohet
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu ka nënshkruar sot dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, të cilat do të sjellin përmirësime të mëdha në infrastrukturën arsimore të komunës që ai drejton.
Marrëveshja e parë ka të bëjë me projektin për renovimin e çerdhes në Shtime, i cili mundëson një mjedis më të përshtatshëm dhe më të sigurt për fëmijët, si dhe shtimin e kapaciteteve dhe përkujdesjes. Aliu ka thënë se realizimi i këtij projekti përfshin investimin në vlerë plot 150 mijë euro nga dy institucionet tona.
Ndërsa, marrëveshja e dytë përfshin renovimin dhe ndërtimin e aneksit të shkollës fillore “Bajram Curri” në Petrovë, ku bashkë me MASHTI-n do të investohen 1 milion e 250 mijë euro, projekt i cili do të avancojë kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit me hapësira moderne për zhvillimin e procesit mësimor.
Kryetari Aliu ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë, duke thënë se po vazhdojnë me punë të mira e projekte të mëdha për të gjitha grup-moshat e qytetarëve.