Ancelotti kritikon mbrojtjen e Real Madridit pas barazimit me Levanten

Ancelotti kritikon mbrojtjen e Real Madridit pas barazimit me Levanten

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti është shprehur i pakënaqur me mbrojtjen e skuadrës së tij, veçanërisht në pjesën e dytë në të cilën ata pësuan tre gola kundër Levantes, duke bërë kështu që të humben dy pikë në ndeshjen e dytë të La Ligas.

Real Madridit iu deshën dy gola nga Vinicus Jr për t’u rikthyer pasi ishin në disavantazh  për të shmangur kështu një humbje të papritur nga Levante, përcjellë KosovaPress.


“Ndeshja ishte e çmendur,” tha Ancelotti. “Pasi kontrolluam mirë pjesën e parë, në i dorëzuam dy pikë në të dytën”.

“Është e vështirë të shpjegosh, duhet të jesh i fokusuar gjatë gjithë kohës, ne nuk e patëm këtë.”

“Angazhimi mbrojtës duhet të jetë më i mirë. Kemi lënë shumë zona të lira në mbrojtje dhe kjo nuk më ka pëlqyer. Duhet të reagojmë dhe të përmirësohemi në shumë aspekt.”, tha në fund trajneri italian.

Lexo edhe

Video