Ancelotti kritikon ashpër lojtarët pas humbjes nga Espanyoli

Ancelotti kritikon ashpër lojtarët pas humbjes nga Espanyoli

Carlo Ancelotti e ka quajtur humbjen e Real Madridit 2-1 në LaLiga ndaj Espanyol si lojën më të keqe të periudhës së tij të dytë deri më tani, duke cituar konfuzionin në fushë dhe duke thënë se ekipi dukej i paorganizuar në fushë.

Golat e Raul de Tomas dhe Aleix Vidal e çuan epërsinë e Espanyolit në 2-0 në minutën e 60, para se Karim Benzema të shënonte golin e vetëm të madrilenëve në këtë ballafaqim.

Rezultati pasoi një humbje të turpshme 2-1 në shtëpi nga debutuesit e Ligës së Kampionëve FC Sheriff dhe një barazim 0-0 me Villarrealin në një javë për t’u harruar për ekipin e Ancelottit, përcjellë KosovaPress.

“Ne luajtëm keq. Nuk ka shumë për të thënë”, tha trajneri në një konferencë shtypi pas ndeshjes.


“Ne e filluam lojën me një ide, dhe më pas me golin që pranuam nuk ishim në gjendje të qëndronim të qetë. Kishte një konfuzion në fushë. Ekipi nuk ishte i pozicionuar mirë me ose pa top. Unë duhet të jem i sinqert, është loja jonë më e keqe “.

Ancelotti e krahasoi performancën me detajet e vogla që ai tha se ishin përgjegjës për humbjen ndaj Sherifit, duke thënë:

“Sot nuk ishte një aksident. Ne nuk luajtëm mirë. Ne merituam të humbnim. Ne reaguam shumë vonë”.

Ai gjithashtu fajësoi lojtarët e Real Madridit për dështimin në zbatimin e udhëzimeve të tij. Ancelotti futi Toni Kroosin në lojë për ndeshjen e parë të sezonit pasi u shërua nga dëmtimi, zgjodhi Eduardo Camavingan në të majtë dhe luajti me David Alaban në krahun e majtë, një ide që ai e kishte hedhur poshtë më parë.

“Unë mendoj se plani ishte mjaft i qartë, nuk jam këtu për ta shpjeguar atë, por jam dakord që ekipi dukej i paorganizuar,” tha Ancelotti. “Ne nuk kishim pozicionimin e duhur me topin. Ne duhet ta rregullojmë atë. Unë kam folur me lojtarët dhe ata pajtohen.”, tha në fund Ancelotti.

Lexo edhe

Video

error: