Ancelotti konfirmon të ardhmen e tij
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe pse spekulimet përfunduan pas takimit me Florentino Perez, ku Carlo Ancelotti e konfirmoi se do të qëndrojë te Real Madridi, trajneri italian edhe një herë e ka bërë të qartë të ardhmen e tij.

Ancelotti e konfirmoi se do të qëndrojë te Reali, ndërsa edhe zbuloi se disa lojtarë do të largohen nga skuadra, raporton KosovaPress.

“Jam i lumtur te Real Madridi. Nuk ka probleme me klubin. Jam tejet i lumtur që të vazhdojë dhe ne do të provojmë të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm”, tha Ancelotti.

“Disa lojtarë do të largohen, do të ketë ndryshime por skuadra do të jetë e mirë”, shtoi më tej Ancelotti.

Ancelotti është kandidati favorit i Federatës së Futbollit të Brazilit, dhe presidenti i kësaj të fundit e ka pranuar publikisht që dëshiron ta sheh italianin në krye të Kombëtares së Brazilit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024