Ancelotti e zbulon se kur do të rikthehen Courtois e Militao
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar se kur do të rikthehen nga lëndimet portieri, Thibaut Courtois dhe mbrojtësi Eder Militao.

Courtois dhe Militao kanë qenë mungesa të vazhdueshme për Realin këtë sezon, pasi që të dy pësuan lëndime të rënda në ligamentet e tyre, raporton KosovaPress.

Por, Ancelotti tani e ka konfirmuar se rikthimi i tyre në fushë nuk është larg, respektivisht dyshja do të rikthehen në muajin prill.

“Pas ndeshjes kundër Mallorcas më 14 prill, Courtois dhe Mallorca mund të rikthehen”, tha Ancelotti.

Lajm ky i mirë për Realin, pasi që më 21 prill do të zhvillojë “El Clasicon” kundër Barcelonës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024