Ancelotti e konfirmon transferimin e parë të Realit

Ancelotti e konfirmon transferimin e parë të Realit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar transferimin e parë të klubit për merkaton verore.

Ancelotti tha se prurja e parë këtë verë në skuadër do të jetë mbrojtësi i krahut të majtë, Fran Garcia, raporton KosovaPress.


“Po është e vërtetë, Fran Garcia do të jetë transferimi ynë i parë”, tha Ancelotti.

Po ashtu, tekniku italian foli edhe për Brahim Diaz, i cili ende është në huazim te Milani.

“Brahim Diaz? Unë nuk mund të them asgjë për të tani, unë nuk mund të jap komente”, tha Ancelotti.

Lexo edhe

Video