Ancelotti e konfirmon, ja ku do të shtrihet e ardhmja e Hazard

Ancelotti e konfirmon, ja ku do të shtrihet e ardhmja e Hazard

Trajneri italian Carlo Ancelotti përmes një interviste e ka konfirmuar të ardhmen e anësorit belg Eden Hazard.

Hazard kaloi te Real Madridi në korrik të vitit 2019, ku që nga ajo kohë nuk ka arritur ta tregojë potencialin e tij në La Liga, ku lëndimet e shumta kanë ndikuar në formën e tij të dobët.

Si pasojë e kësaj, së fundmi janë përhapur spekulime të shumta që Hazard është drejt largimit nga “Galaktikët” dhe se është pranë një rikthimi në Premier Ligë, përcjell KosovaPress.


Këto spekulime tani i ka mohuar trajneri Ancelotti, i cili tregoi që Hazard do të jetë pjesë e Realit në sezonin e ardhshëm.

“Eden Hazard do të qëndrojë këtu te Real Madridi në sezonin e ardhshëm. Plani i Hazard është tejet i qartë, ai dëshiron që ta tregojë kualitetin e tij në sezonin e ardhshëm”, tha Ancelotti.

Që prej transferimit të tij nga Chelsea te Reali, Eden Hazard ka arritur të bëjë 65 paraqitje për gjigantin spanjoll, duke regjistruar gjashtë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.  

Lexo edhe

Video