Ancelotti e bën zyrtare: Do ta vazhdojmë projektin me Realin, jemi të uritur për trofe
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Spekulimeve se Carlo Ancelotti do të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madridi tanimë iu vjen fundi.

Ishte vetë trajneri italian i cili e konfirmoi se do të qëndrojë te Reali edhe sezonin e ardhshëm, raporton KosovaPress.

Ancelotti e ka njoftuar se Reali ka vendosur që të vazhdojë me të si trajner edhe në sezonin e ardhshëm.

“Jam takuar me Florentino Perez dje dhe ai po tregon besim tek unë, ai po më përkrah mua dhe punën time”, tha Ancelotti.

“Klubi më ka garantuar që unë do të qëndrojë, ne do të vazhdojmë këtë projekt së bashku, jemi të uritur për trofe”, shtoi më tej Ancelotti.

Ancelotti ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024, por vazhdimisht lidhej me një largim nga gjiganti spanjoll, ndërsa tani këto spekulime kanë marrë fund pasi që italiani do të vazhdojë të ardhmen në “Santiago Bernabeu”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024