Sonte me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Al Thumama” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Iranit dhe asaj të Amerikës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Amerika do të kërkojë me çdo kusht pikët e plota nga kjo përballje, në mënyrë që ta sigurojë kualifikimin tutje në këtë Botëror, raporton KosovaPress.
Momentalisht, të dy kombëtaret i ndajnë vetëm një pikë në tabelë, ku Irani zë vendin e dytë me katër pikë, krahas amerikanëve që renditen në vendin e tretë me tri pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin qershor të vitit 1998, ku asokohe Irani e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 2:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Amerika i ka të gjithë lojtarët e gatshëm, kurse te Irani do të mungojnë Beiranvand dhe Jahanbakhsh.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Irani

Amerika
