American Airlines i kërkoi modeles me sytjena sportive e pantallona të shkurtra të vishet

American Airlines i kërkoi modeles me sytjena sportive e pantallona të shkurtra të vishet

American Airlines i kërkoi Olivia Culpo-s të vishte më shumë rroba përpara një fluturimi me avion.

Në historinë e saj në Instagram të enjten, motra e modeles 29-vjeçare, Aurora Culpo, tha se zyrtarët e linjës ajrore i kërkuan motrës së saj të “mbulohej” përpara se të hipnin në fluturimin e tyre të enjten.

Motrat Culpo po fluturonin për në Cabo San Lucas, Meksikë me të dashurin e Olivias, Christian McCaffrey.


“Unë dhe Olivia do të shkojmë në Cabo dhe le të shikojmë veshjen e saj,” tha Aurora, duke e drejtuar kamerën te motra e saj, e cila kishte veshur një triko të gjatë të zezë, sytjena sportive, pantallona të shkurtra dhe një maskë për fytyrën.

“Ata e thërrasin dhe i thonë se duhet të veshë një bluzë, përndryshe nuk mund të hipë në aeroplan”, vazhdoi ajo në klip, të cilin Olivia e ndau në Instagram Story.

Më vonë, vajza e kopertinës nga Sports Illustrated veshi një bluzë gri mbi veshjen e saj dhe treshja shkoi në aeroplan.

Lexo edhe

Video