Amber Heard do të apelojë vendimin e gjykatës

Amber Heard do të apelojë vendimin e gjykatës

Aktorja Amber Heard do të apelojë vendimin në padinë shumëmilionëshe për shpifje të ngritur në SHBA nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp.

36-vjeçarja tha se ishte “zemërthyer” dhe ndjeu “zhgënjim përtej fjalës” pasi Depp iu dha 15 milionë dollarë nga një gjykatë në Virxhinia të mërkurën.

Burime pranë aktores, e cila fitoi 2 milionë dollarë në kundërpadinë kundër Depp, (58), i kanë thënë NBC News se ajo do të apelojë kundër vendimit. Nuk u dhanë detaje shtesë.

Depp iu dha 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë dëmshpërblim për një artikull të personit të parë nga Heard në “Washington Post” në vitin 2018, në të cilin ajo pretendonte se ishte një e mbijetuar e abuzimit në familje.

Depp do të marrë vetëm 10.35 milionë dollarë, pasi gjyqtari e kufizoi dëmin ndëshkues në përputhje me kufijtë ligjorë.

Ylli i Pirates of the Caribbean kishte paditur ish-bashkëshorten e tij për 50 milionë dollarë.

Ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh mbi deklaratat që avokati i Depp-it bëri në një histori të MailOnline në lidhje me akuzat e saj si një “mashtrim abuzimi”.


Ai do të mbetet vetëm me 8.35 milionë dollarë pasi i ka paguar dy milionë dollarë Heard-it për kundërpadinë e saj.

Depp nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin, i cili erdhi pas tri ditësh diskutime, pasi ai ndodhet në Britaninë e Madhe.

Një ekspert financiar i tha gjyqit amerikan Depp ka humbur rreth 40 milionë dollarë si rezultat i pretendimeve të Heard.

Ai më parë i pagoi asaj 7 milionë dollarë për zgjidhjen e tyre të divorcit, i cili u finalizua në vitin 2017.

Heard kishte thënë se donte t’i dhuronte paratë për bamirësi, por se vetëm një sasi e vogël kishte mbetur pasi çështja gjyqësore i kushtoi asaj “mbi 6 milionë dollarë”.

Depp humbi çështjen e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër pronarëve të The Sun, News Group Newspapers, pasi një gjykatës zbuloi se pretendimet se ai ishte një “rrahës i gruas” ishin “thelbësisht të vërteta”.

Në një deklaratë në Twitter pas vendimit të mërkurën, ai tha se juria “i ka kthyer atij jetën”.

Lexo edhe

Video