Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova tha se presidenti Volodymyr Zelensky nuk do të jetë pjesë e delegacionit që merr pjesë në bisedimet me Rusinë, duke thënë se ai ndodhet në Ukrainë për të mbrojtur vendin.
Markarova i bëri thirrje presidentit rus të ndalojë luftën dhe tha se Ukraina do të dërgojë njerëz në bisedime.
Ajo shtoi se Ukraina është gjithmonë e gatshme për bisedime, por nuk janë gati të dorëzohen.
“Ne do të mbrojmë vendin tonë dhe do të fitojmë. Ka një luftë të vazhdueshme dhe të plotë me krimet e luftës të kryera nga rusët në Ukrainë çdo ditë” tha Markarova për CNN.
Në lidhje me vendosjen e forcës parandaluese nga Putini, duke përfshirë armët bërthamore në gatishmëri të lartë, Markarova tha se ky është edhe një shembull tjetër i sjelljes terroriste të Rusisë.
“Ata sulmuan vendin tonë. Ata po i trembin të gjithë,” u shpreh ajo.