Ambasadorja Kim uron Begajn: Të punojmë për forcimin e demokracisë në Shqipëri

Ambasadorja Kim uron Begajn: Të punojmë për forcimin e demokracisë në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka uruar Bajram Begajn pas betimit si president i ri i Shqipërisë.


Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se pret me padurim që të punojnë me presidentin Begaj në thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Urime Bajram Begajt në marrjen e detyrës si Presidenti i ri i Shqipërisë. Presim me padurim që të punojmë me presidentin Begaj në thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë shqiptare dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”, shkruan diplomatja amerikane.

Lexo edhe

Video