Ambasadorja Kim: Disa keqdashës u përpoqën të minonin besimin në demokraci, SHBA krah Shqipërisë

Ambasadorja Kim: Disa keqdashës u përpoqën të minonin besimin në demokraci, SHBA krah Shqipërisë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur shqetësimin lidhur me sulmet kibernetike që goditën shërbimet publike në Shqipëri nga Irani. Kim ka deklaruar se disa keqdashës u përpoqën të minonin besimin në demokraci duke tentuar gjithashtu prishjen e qetësisë së qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e saj Kim nuk fshehu krenarinë për ndihmën e SHBA në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

“Ka disa njerëz të jashtëzakonshëm që kanë ardhur në këtë konferencë. Do të kisha dashur që ta kisha pasur kalanderin tim bosh sot dhe nesër që të merrja pjesë në këto diskutime. Ata do të flasin për rrisqet, rreziqet e kibernetikës, Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të volitshme se kjo.


Drejtuesit vendor kanë një rol më rëndësi në demokraci. Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipërisë, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve. SHBA janë këtu për të ndihmuar. Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet”, tha ambasadorja Kim.

/rtsh.al/

Lexo edhe

Video