Ambasadori rus në Beograd për dokumentarin VIRUSSIA: “Plotësisht rrenë!”

Ambasadori rus në Beograd për dokumentarin VIRUSSIA: “Plotësisht rrenë!”

Ka reaguar për dokumentarin VIRUSSIA ambasadori rus në Beograd Alexander Botsan-Kharchenko.

Në një emision në Radio Televizionin e Vojvodinës, ai është pyetur për përmbajtjen dhe qëndrimet e dokumentarit të RTK-së, i cili flet për ndikimin malinj rus në Ballkanin Perëndimor.

Pyetjen e moderatores lidhur me dokumentarin VIRUSSIA, në të cilin shtrohen argumente për ndikimin malinj rus në Ballkanin Perëndimor, Botsan-Kharchenko, e ka ndërprerë me fjalor krejtësisht jo diplomatik “Është plotësisht e rreme!”.


Kurse, pyetjes vijuese të moderatores “se si reagoni ju atëherë?”, ambasadori rus në Beograd, iu ka shmangur përgjigjes, duke thënë se nuk reagojmë, “sepse  pot ë reagonim, ne do të harronim për bashkëpunimin real dhe në disa projekte dhe disa veprimtari në të cilat ne duhet të punojmë.”

Dokumentari VIRUSSIA, I cili u transmetua para disa ditësh në RTK, ka zgjuar jehonë në rajon. Ai, përveç Kosovës, u transmetua edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe sipas producentëve ka kërkesa që të transmetohet edhe në shtetet të tjera, jo vetëm rajonale, por edhe më tej.

Në pjesën e parë, nga 4 sa janë total, dokumentari ka folur për aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor. Në këtë projekt kanë folur liderë, gazetarë, hulumtues e spiunë nga të gjitha vendet e rajonit. Pikërisht, çështja e ndikimit rus, e bën këtë dokumentar projekt në të cilin për herë të parë flasin shqiptarët, serbët, malazezët, boshnjakët e maqedonasit. Gjithashtu, flasin edhe nga NATO, Bashkimi Evropian dhe institucione të tjera evropiane.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.