Ambasadori norvegjez viziton agjencinë e lajmeve KosovaPress

Ambasadori norvegjez viziton agjencinë e lajmeve KosovaPress

Ambasadori i Norvegjisë në vendin tonë, Jens Erik Grondahl, ka qëndruar për një vizitë në Agjencinë e lajmeve KosovaPress, ku është pritur nga drejtuesit e agjencisë.

Drejtoresha e Agjencisë, Suzana Rakovica, e njoftoi ambasadorin Grondahl për punën 23-vjeçare të KosovaPress në shërbim të informimit të saktë dhe të drejtë.


Po ashtu, e njoftoi për bashkëpunimin me agjencitë rajonale në kuadër të Rrjetit të Agjencive të Lajmeve ABNA, si dhe me idenë e krijimit të Dhomës së Lajmeve Ballkanike që do të shërbente shkëmbimin e informacionit të saktë mes agjencive.

Ambasadori Grondahl falënderoi drejtoreshën Rakovica për mikpritjen ndërsa shprehu rëndësinë e informimit të drejtë të qytetarëve në një kohë kur nuk mungojnë dezinformatat, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.