Ambasadori Minxhozi merr “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
minxhozi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi për kontributin e dhënë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve në takimin lamtumirës që pati me të.

“E falënderova për shërbimin e jashtëzkanoshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë. Në përfundim të misionit i dhurova “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tone” – deklaroi kryetari Rama.

Ndërsa, Ambasadori Minxhozi u shpreh falënderues për mikpritjen e bashkëpunimin që kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka patur gjithmonë me të gjitha qytetet shqiptare.

“Jam vërtetë i lumtur që pata mundësinë që përgjatë këtyre viteve që kam shërbyer në Kosovë të bashkëpunoja me një njeri me shumë vlera i cili ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”- deklaroi Ambasadori Minxhozi.

Sipas një komunikate të komunës, Qemal Minxhozi, ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës për 10 vjet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024