Ambasadori japonez: Integrimi i Shqipërisë në BE shumë i rëndësishëm

Ambasadori japonez: Integrimi i Shqipërisë në BE shumë i rëndësishëm

Ambasadori i Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki zhvilloi sot një takim me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi me rastin e ditës së Çlirimit të Fierit.

Në një deklaratë për mediat, Mitsuyuki shprehu mbështetjen e Japonisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë, teksa theksoi se integrimi në BE është shumë i rëndësishëm.


“Qeveria japoneze mendon se integrimi i Shqipërisë në BE dhe i gjithë rajonit në BE është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye edhe qeveria japoneze ka investuar për përmirësimin e cilësisë së jetesës së shqiptarëve sepse mendon që do të jetë një hap që do të ndihmojë më tepër në integrimin në BE të Shqipërisë”, tha Mitsuyuki.

I pyetur mbi projektet japoneze në Shqipëri, Mitsuyuki tha se, “që këtej e tutje do të fillojmë të flasim në mënyrë më konkrete për  realizimin e projekteve të mundshme mes bashkisë së Fierit dhe ambasadës japoneze. Shpresojmë që mund të përmirësojmë marrëdhëniet dhe të rrisim bashkëpunimin”./Atsh

Lexo edhe

Video

error: